Fisnik Asllani po vazhdon të tregojë formë të mirë në fillim të sezonit të ri, teksa ka kontribuar me gol në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë për skuadrën e tij, Hoffenheim.
Ekipi gjerman e mposhti bindshëm Hansa Rostock me rezultatin 0-4, duke siguruar kualifikimin për në rundin tjetër të garës.
Asllani, që startoi si titullar në këtë ndeshje, shënoi golin e tretë për Hoffenheim në minutën e 83-të, duke vulosur fitoren e thellë të ekipit të tij. Ai u zëvendësua katër minuta më vonë, në minutën e 87-të, pas një paraqitjeje të mirë.
Para golit të Asllanit, Hoffenheim kishte marrë epërsinë me golat e Burger në minutën e 37-të dhe Moerstedt, i cili shënoi dy herë në minutat 71’ dhe 86’.
Fis macht das Dritte 🙌 pic.twitter.com/yItgPXtPfU
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) August 16, 2025
Rezultati i lartë tregon dominimin e Hoffenheim gjatë gjithë ndeshjes dhe tregon se skuadra është gati për sfidat e ardhshme në Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligë.
Ky gol dhe paraqitja e Asllanit janë një sinjal i qartë se sulmuesi kosovar po e nis me formë të mirë sezonin, duke u bërë një lojtar kyç për Hoffenheim që në ndeshjet e para. /GazetaExpress/