Fisnik Asllani e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin e ri në Bundesligë.
Yll i ri kosovar i ka realizuar tre gola në tri xhirot e para të kampionatit gjerman, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi i Hoffenheimit i realizoi dy gola në fitoren e fundjavës ndaj Union Berlinit dhe u përfshi në formacionin ideal të javës në Gjermani.
E në ndërkohë, 23 vjeçari gjendet goxha mirë edhe në listën e realizatorëve më të mirë.
Më saktësisht, Asllani gjendet në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë në Bundesligë për sezonin 2025/26 me tre gola.
Dhe, Dardani i ri për këtë çmim në këtë fillim-sezoni po i rivalizon, yllin e Bayern Munichut, Harry Kane, i cili i prin renditjes me 5 gola, si dhe sulmuesin e Borussia Dortmundit, Serhou Guirassy, i cili i ka katër gola.
Krahas tre golave të shënuar, Asllani e ka edhe një asistim në ketë edicion.
Kurse, në atë të kaluarin kishte shkëlqyer me Elversbergun në Bundesliga 2, ku i kishte realizuar 18 gola në 33 ndeshje. /Gazeta Express