Asllani e Hoti optimist për ndeshjet e tetorit - Gazeta Express
string(46) "asllani-e-hoti-optimist-per-ndeshjet-e-tetorit"

Sport

Gazeta Express

07/10/2024 20:15

Asllani e Hoti optimist për ndeshjet e tetorit

Sport

Gazeta Express

07/10/2024 20:15

Kombëtarja e Kosovës sot ka nisur me përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit, të cilat i luan në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pjesë e stërvitjes së sotme në “Kampin Nacional” në Hajvali ishin 12 futbollistë, ndër ta edhe Fisnik Asllani e Andi Hoti (risia e re e kombëtares dardane).

Lexo Edhe:

Dyshja folën për faqen zyrtare të FFK-së, teksa u shprehën tejet optimist për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së Kosovës.

Asllani tha që do të japin maksimumin për t’i marrë gjashtë pikë në këto dy ndeshje.

“Jam krenar që jam grumbulluar sërish me Kombëtaren dhe shpresoj që do të kemi dy lojë shumë të mira. Do të japim maksimumin që të marrim 6 pikë nga ky grumbullim. Krejt ekipi është shumë i motivuar dhe duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët. Do të punojmë maksimalisht ditët e ardhshme për t’u përgatitur sa më mirë taktikisht. Debutimi me Kosovën ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme dhe që nuk do ta harroj kurrë. I kam bërë krenar familjen dhe shokët”, tha Asllani.

Optimizëm të njëjtë shfaqi edhe prurja e re e Kosovës, Andi Hoti.

“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar për këtë grumbullim. Besoj se do të kemi dy ndeshje të mira dhe me rezultat pozitiv. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Sot nuk ishim të kompletuar për shkak të stërvitjeve rigjeneruese të disa lojtarëve, por nga nesër do të stërvitemi të gjithë së bashku dhe do të përgatitemi maksimalisht edhe taktikisht”, tha Andi Hoti.

Kosova fillimisht këtë muaj luan ndaj Lituanisë si mysafire më 12 tetor, teksa ndeshjen e dytë e luan ndaj Qipros më 15 tetor./GazetaExpress/