Askush s’mund ta besojë se si Seferovic dështoi të shënojë kundër Barcelonës nga kjo pozitë - Gazeta Express
string(90) "askush-smund-ta-besoje-se-si-seferovic-deshtoi-te-shenoje-kunder-barcelones-nga-kjo-pozite"

Askush s’mund ta besojë se si Seferovic dështoi të shënojë kundër Barcelonës nga kjo pozitë

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 11:42

Trajneri i Benficës, Jorge Jesus, e ka përshkruar dështimin e Haris Seferovicit për të shënuar në portën boshe nga afërsia në kohën shtesë kundër Barcelonës si goditjen më të keqe që e ka parë në 30 vitet e fundit.

Një kundërsulm i shpejtë do t’ia kishte siguruar Benficës një epërsinë të vonshme 1:0 kundër Barçës në Camp Nou dhe do ta kishte ngritur atë në vendin e dytë në Grupin E, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por tani ekipit portugez i duhet ta kalojë një mal të tërë për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi zviceran Seferovic e mposhti portierin Marc-Andre ter Stegen dhe i duhej vetëm ta fuste topin në rrjetën portës boshe, por goditja e tij përfundoi jashtë portës dhe Jesus ra në tokë duke mos iu besuar syve se çfarë kishte parë.

“Në 30 vjet si trajner, kurrë nuk kam parë diçka të tillë, por ja që më ndodhi mua dhe Benficës”, tha Jesus.

Benfica është e treta në Grupin E me 5 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Barcelona e dyta me 7 pikë. Bayern Munich e ka siguruar kualifikimin si fitues i grupit tashmë me pikë maksimale.

Në ndeshjen e fundit në Grup, Benfica duhet ta mposhtë Dynamo Kievin dhe të shpresojë se Bayerni e mposhtë Barcelonën në ndeshjen tjetër, për ta arritur kualifikimin tutje. /Gazeta Express/