Askush si Lewandowski, ‘Topi i Artë’ jo më objektiv i paarritur - Gazeta Express
string(60) "askush-si-lewandowski-topi-i-arte-jo-me-objektiv-i-paarritur"

Gazeta Express

06/07/2020 23:50

Askush si Lewandowski, ‘Topi i Artë’ jo më objektiv i paarritur

Gazeta Express

06/07/2020 23:50

‘Topi i Artë’ ka qenë objektiv i paarritur për shumë futbollistë, sidomos pas daljes në skenë të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ani pse shumë lojtarë kanë regjistruar statistikat fantastike, prapë se prapë kanë qenë një hap prapa Leos dhe CR7.

Lexo Edhe:

Megjithatë, vitet po shkojnë, dhe 11 herë fituesit e Topit të Artë po plaken, kjo ka bërë që një ndër sulmuesit më të mirë në botë të fitojë teren.

Sezoni 2019/20 është i Robert Lewandowskit.

Sulmuesi i Bayern Munich është golashënuesi më i mirë në Bundesliga dhe Evropë me 34 gola, golashënuesi më i mirë në Champions League me 11 gola, golashënuesi më i mirë në Kupën e Gjermanisë me 6 gola.

Ai ka shënuar 51 gola në total në 43 ndeshje dhe ka fituar tashmë Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, mjaftueshëm që të luftojë për ëndrrën e çdo futbollisti, Topin e Artë. /Gazeta Express/