Askush nuk e kupton Ramën më mirë se Vuçiq, horoskopi tregon sa do të zgjasë “miqësia” mes dy liderëve - Gazeta Express
string(99) "askush-nuk-e-kupton-ramen-me-mire-se-vucic-horoskopi-tregon-sa-do-te-zgjase-miqesia-mes-dy-lidereve"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 10:52

Askush nuk e kupton Ramën më mirë se Vuçiq, horoskopi tregon sa do të zgjasë “miqësia” mes dy liderëve

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 10:52

Marrëdhënia e Kryeministrtit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pësuar një zhvillim të ndjeshëm ndër vite.

Takimet e tyre të para kanë qenë të mbushura me provokime nga të dya palët dhe me reagime plot nervozizëm. Por këto takime sa erdhën e u bënë më miqësore dhe më të shpeshta.

Lexo Edhe:

Tani “Edi” dhe “Sandri”, janë mysafir të njëri-tjetrit dhe takohen më shpesh dhe kjo nëse kjo marrëdhënie do të kishte një titull do të ishte patjetër, “Dashuri dhe Urrejtje”.

Por sot do shohim se çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan Kryeministrin e Shqipërisë me Presidentin e Serbisë sipas shenjave përkatëse të horoskopit.

Për këdo që nuk e di, Edi Rama është i shenjës së Gaforres (lindur më 4 korrik 1964). Për çdo herë e më shumë bindemi se kryeministri është tipiku i shenjës së tij.

Ku ka Gaforre ka një rreth të ngushtë shoqëror. Në rrethin e ngushtë shoqërorë të një Gaforreje ka gjithmonë një mik që përkon me shenjën e Peshqve, shkruan Albeu.com.

Është pikërisht Presidenti serb Aleksandër Vuçiq i cili ka lindur më 5 Mars dhe i përket shenjës së Peshqve.

Horoskopi thotë që Përputhshëmeria mes një gaforre dhe një peshku është plot 94%, pra hynë në kombinimet më të mira të mundshme.

Dyshja e Gaforres dhe e Peshqve janë miq të shkëlqyer. Askush nuk e kupton humorin dhe komunikimin e Gaforres më mirë se Peshqit. Këto të fundit gjejnë gjithmonë frymëzim në idetë e një Gaforre.

Mes Ramës dhe Vuçiq, Horoskopi thotë që ka një tolerancë të pakontrollueshme.

Gjëja më e jashtëzakonshme në lidhje me një miqësi midis Gaforres dhe Peshqve është ngjashmëria në karakterin e tyre dhe intensiteti i emocioneve të tyre. Gaforrja dhe Peshqit plotësojnë njëri-tjetrin shumë mirë dhe mund të mësojnë nga njëri-tjetri. Besnikëria ndaj miqësisë siguron një miqësi të gjatë dhe të qëndrueshme midis dy shenjave të yjeve./albeu.com/