ASK-ja publikon nivelin e pagave në Kosovë nga viti 2012 deri më 2019 - Gazeta Express
string(67) "ask-publikon-nivelin-e-pagave-ne-kosove-nga-2012-deri-ne-vitin-2019"

Gazeta Express

29/05/2020 14:35

ASK-ja publikon nivelin e pagave në Kosovë nga viti 2012 deri më 2019

Gazeta Express

29/05/2020 14:35

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar nivelin e pagave në Kosovë për periudhën 2012-2019.

Sipas ASK-së, ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Sektorin Privat dhe Ndërmarrjet Publike në Kosovë.

Lexo Edhe:

Siç ka njoftuar ASK-ja, në vitin 2012 paga mesatare bruto në Kosovë ishte 431 euro, derisa në vitin 2019 ishte 602 euro, një rritje prej 171 eurosh, ose 39.7%. Ndërsa, paga neto nga 384 euro, sa ishte në vitin 2012, është rritur në 537 euro në vitin 2019, me një rritje prej 153 eurosh, ose 39.8%.

Paga mesatare bruto në Sektorin Publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 584 Euro, duke u rritur për 177 Euro, ose 43.5%. Derisa, paga neto nga 353 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 519 Euro, një rrije prej 166 Eurosh, ose 47.0%.

Sektorit Privat, në vitin 2012, kishte një pagë bruto mesatare prej 367 Eurosh, ndërkaq në vitin 2019 kishte 420 Euro, një rritje prej 53 Eurosh, ose 14.4%. Derisa, paga neto nga 333 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 380 Euro në vitin 2019, një rritje prej 47 Eurosh, ose 14.1%.

Paga mesatare bruto në Sektorin e Ndërmarrjeve Publike në vitin 2012 ishte 518 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 801 Euro, një rritje prej 283 Eurosh, ose 54.6%. Derisa, paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 707 Euro në vitin 2019, një rrije prej 242 Eurosh, ose 52.0%.

Po ashtu ASK ka njoftuar se niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te Sektori i Ndërmarrjeve Publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.

“Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike, më e lartë ishte te: furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (923 Euro); informimi dhe komunikimi (797 Euro); dhe xehëtaria dhe gurëthyesit (657 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (256 euro).

Paga mesatare neto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike ka të njëjtën renditje si më lartë: furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (811 Euro); informimi dhe komunikimi (704 Euro); xehëtari dhe gurëthyes (584 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitett e shërbimeve me ushqim (237 Euro)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.