Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin Maj 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Sipas raportit gjatë muajit Maj të vitit 2025 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 486.01 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 366.16 GWh apo 0.73 % më i madh me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Ndërkaq Importi i energjisë elektrike në Maj të vitit 2025 ishte 298.89 GWh kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 208.58 GWh ( këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit për muajin Maj 2025 ishte rreth 480.19 mijë ton, që paraqet një rënie prej 31.35% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në muajin Maj 2025 me muajin Maj 2024.