AC Milan ka shmangur humbjen në “San Siro”, duke barazuar 1-1 ndaj Como 1907 në kuadër të javës së 24-të të Serie A.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me iniciativë, por rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Rafael Leao, goditja e të cilit u ndal nga portieri Jean Butez. Në anën tjetër, Como përfitoi nga një pasiguri në repartin defensiv të Milanit dhe Nico Paz ndëshkoi vendasit për 0-1.
Në fraksionin e dytë, Milani rriti presionin dhe gjeti barazimin falë një aksioni të bukur të ndërtuar nga mesfusha. Ishte asistimi i Jasharit për Leaon, i cili realizoi me klas për 1-1.
Fundi i ndeshjes solli edhe tension, pasi trajneri Massimiliano Allegri u ndëshkua me karton të kuq për protesta. Pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi.
Një pikë që lë shije të hidhur për Milanin, ndërsa Como largohet nga Milano me një rezultat pozitiv pas një paraqitjeje të disiplinuar. /GazetaExpress