Pas raportimeve se U.D. i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka punuar si asistent i gjyqtares serbe Daninca MArinkoviq, OVL e UÇK’së kërkoi shkarkimin e tij.
Për këtë foli Kelmendi duke thënë se do ta kontaktojë këtë organizatë dhe do t’ia sqarojë situatën.
“Më ka ardhë shumë keq. Si duket dikush nga ajo organizatë e vlerësuar shumë nga ana ime, për të cilën një kohë kam dhënë kontributin tim, por si duket dikush nga oirg e ka marrë si të mirëqenë shkrimin e Vehbi Kajtazit, nuk e di pse. Unë do të kontaktoj me organizatën për të dhënë sqarime, për të kuptuar organizata që këto që shkruan Vehbi Kajtazi nuk janë të sakta. Unë e respektoj shumë këtë organizatë, është pjesë edhe e familjes time. Ajo e përfaqëson edhe familjen time, jam në dispozicion të kësaj organizatë ta sqarojë këtë situatë”, tha ai.