Ashtu siç është pritur, Tottenham fiton bindshëm kundër Southamponit - Gazeta Express
string(67) "ashtu-sic-eshte-pritur-tottenham-fiton-bindshem-kunder-southamponit"

Ashtu siç është pritur, Tottenham fiton bindshëm kundër Southamponit

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 18:00

Tottenham e ka mundur me rezultat bindës Southamptonin 4-1, duke rrëmbyer pozitën e parë në Premier Ligë pas xhiros fillestare të kampionatit anglez. Sessegnon (21), Dier (31), Salisu (60 autogol) dhe Kulusevski (63) shënuan për Tottenham. Golin e vetëm për Southampton e shënoi Ward-Prowse (12)

Ashtu edhe siç është pritur, Tottenham ka shënuar fitore bindëse nga Southampton, e cila skuadër nga shumë analistë po konsiderohet me mundësitë më të mëdha për të rënë nga liga.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Southampton ishin të parët që kaluan në epërsi në këtë ndeshjes.

James Ward-Prowse bëri një goditje të mirë brenda zonës për të shënuar një gol të bukur në minutën e 12-të, pas asistimit të Moussa Djenepo.

Tottenham kërkoi penallti në minutën e 14-të, që nuk ju dha por ata arritën që të barazojnë rezultatin në minutën e 21-të.

Kulusevski bëri një super krosim për Sessegnon që shënoi një gol të bukur me kokë.

10 minuta me vonë në pah dolën aftësitë e koreanojugurit, Heung-Min Son që krosoi në zonë dhe Dier shënoi golin e dytë për ta përmbysur rezultatin.

Tottenham pati edhe tri raste të mira me Min Son (32), Ben Davies (38) dhe Harry Kane (39) por nuk arritën që të shënojmë me gola në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë në fillim për Southampton por Tottenham arriti që të jenë të kujdesshëm dhe mos të befasohen më nga mysafirët.

Goli i sigurisë, që duket edhe ua ndali hovin mysafirëve ishte ai i minutës së 61-të kur Salisu shënoi autogol qesharak dhe të panevojshëm.

Krejt në fund kësaj ndeshje epilog i dha goli i Dejan Kulusevskit dy minuta më vonë, një gol i bukur ky i suedezit që edhe vulosi fituesin e këtij takimi.

Tottenham, me këtë fitore merr pozitën e katër duke e lënë pas Arsenalin në vendin e dytë. Nga tri pikë gjatë ditës së sotme i kanë fituar edhe skuadrat Newcastle që mposhti Nottingham (2-0), Bournemouth që mposhti Aston Villën (2-0) dhe Leeds mundi Wolverhampton (2-1). /GazetaExpress/