“Ashtu mund të të puth edhe unë...” – Rogerti me gjeste kundër Selin - Gazeta Express
string(61) "ashtu-mund-te-te-puth-edhe-une-rogerti-me-gjeste-kunder-selin"

TV/Film

Gazeta Express

06/03/2026 19:29

“Ashtu mund të të puth edhe unë…” – Rogerti me gjeste kundër Selin

TV/Film

Gazeta Express

06/03/2026 19:29

“Ti dhe Juela jeni njerëz të rrugës, të këqij, njerëz që nuk keni për t’u gëzuar ndonjëherë”

Dita e sotme ka nisur me debat në shtëpinë e “Big Brother VIP5” mes Selin dhe Rogertit. Ky i fundit iu drejtua banores duke i thënë se mbrëmë gjatë dasmës ka qëndruar duke parë Mirin.

Ai i komentoi gjithashtu puthjen me Gimbon dhe më pas shtoi duke thënë se ashtu mund t’a puthë edhe ai. Selin iu kthye ashpër duke i thënë që t’a provojë se ‘ia rras ndonjë turinjve’.

Më pas balerina nuk ia kurseu ofendimet: “Idiot, injorant, psikopat, ke probleme të thella mendore”.

Pjesë nga debati:

Selin: Ti dhe Juela jeni njerëz të rrugës, të këqij, njerëz që nuk keni për t’u gëzuar ndonjëherë.

Rogerti: O Selin Miri, sytë e tu te Miri dje. Po puthja që ia dhe si me qenë në klasë të 12. Po edhe unë mund të të puth kështu.

Selin: Shko mor idiot, injorant, shko puth kë je mësuar duke puthur, jo mua. Afrohu po nuk ta rrasa ndonjë turinjve

Rogerti: Ti mua turinjve, hë pra

Selin: Guxo më puth dhe e sheh

Rogerti: Nuk jam budalla që të vij të të puth me zor

Selin: Ti je ordiner, nuk je budalla, ti je psikopat, ti ke probleme mendore të thelluara

Rogerti: Hajde motër

Selin: Do e hash ndonjë turinjve.

Rogerti: Pse afrohesh?

Selin: Larg, kush po të afrohet? O ordiner

Rogerti: Sytë shkuan te Miri

Selin: O psikopat, o njeri ordiner

Rogerti: Të vjen inat se të zbulova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement