Ashpërsohet retorika në prag zgjedhjesh, Petkovic i thotë Kurtit se "dëshiron të bëhesh si Gauleiter" - Gazeta Express
string(98) "ashpersohet-retorika-ne-prag-zgjedhjesh-petkovic-i-thote-kurtit-se-deshiron-te-behesh-si-gauleiter"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2023 21:31

Ashpërsohet retorika në prag zgjedhjesh, Petkovic i thotë Kurtit se “dëshiron të bëhesh si Gauleiter”

Lajme

Gazeta Express

22/04/2023 21:31

Petar Petkovic i ka reaguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, pasi Kurti ka shkruar rreth ushtrimeve të ushtrisë serbe në Batajnicë, vend ku regjimi i Millosheviqit kishte fshehur trupat e qindra shqiptarëve të vrarë.

Petkovic ka thënë se Kurti flet për personat e zhdukur, por sipas tij “s’po bën asgjë për 9 lokacione me serbë të varrosur”.

Politikani serb tutje ka folur edhe për zgjedhjet në veri të Republikës së Kosovës, duke i thënë Kurtit se dëshiron të bëhesh si “Okupatori Gauleiter”, referencë kjo për një lider rajonal gjatë kohës së nazizmit.

Petkovic ka thënë se Kurti po e dëshiron këtë gjë në veri ku 1 % janë shqiptarë./Express/