Ashpërsimi i ligjit për armëmbajtjen nuk funksionoi, në Shqipëri ende vriten për "pse sheh" - Gazeta Express
string(88) "ashpersimi-i-ligjit-per-armembajtjen-nuk-funksionoi-ne-shqiperi-ende-vriten-per-pse-sheh"

Ashpërsimi i ligjit për armëmbajtjen nuk funksionoi, në Shqipëri ende vriten për “pse sheh”

Gazeta Express

21/09/2020 17:00

Situate e krijuar nga pandemia apo ashpërsimet e kodit penal nuk i kanë ndaluar qytetarët të qarkullojnë lehtësisht me armë zjarri pa leje në rrugët e vendit.

Gjatë këtij viti janë kryer 40 vrasje dhe dhjetëra plagosje, shumica prej të cilave janë kryer me armë pa leje.

Lexo Edhe:

Policia ka konstatuar 468 raste të armëmbajtjes pa leje, shifra pothuajse të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ku u kapën 486 persona.

Vetëm gjatë muajve të pandemisë u kapën 104 persona, por rritje e konsiderueshme u lëvizjes së qytetarëve me armë pa lejë u regjistrua pas heqjes së kufizimeve.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e rendit, pasi sipas tyre autoritetet ligj-zbatuese duhet të angazhohen më shumë në rolin parandalues.

“Policia shkon në fund kur mbaron puna.”

“Ndërhyrja e tyre nuk ka rezultat.”

“Këtu nuk ka dashuri për njeriun.”

Rrija e agresivitetit të qytetarëve sidomos gjatë javës së fundit , sipas psikologëve ka ndikuar dhe situata e krijuar nga pandemia.

“Ka qytetarë që prej mbylljes janë ndier të ngarkuar dhe shpërthejnë me ngacmimin e parë.”

Konfliktet që kanë patur pikënisje shprehjen “pse më sheh” janë kthyer në shqetësim për rendin dhe sigurinë.

Nga ngjarjet kriminale, vetëm javën që lamë pas humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 4 të tjerë./tvora