ASHMAA dënon deklaratat e Kovaçevskit kundër gazetarëve - Gazeta Express
string(55) "ashmaa-denon-deklaratat-e-kovacevskit-kunder-gazetareve"

Maqedoni

Gazeta Express

21/02/2024 10:42

ASHMAA dënon deklaratat e Kovaçevskit kundër gazetarëve

Maqedoni

Gazeta Express

21/02/2024 10:42

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër deklaratën e kryetarit të partisë politike të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, me të cilën ai akuzoi mediat se “shiten veten dhe ende e shesin veten” dhe se janë vënë në shërbim të një partie politike.

Politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë dhe në vend që të përdorin komunikim të papërshtatshëm, të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe një nga shtyllat kyçe të demokracisë – mediat.

Lexo Edhe:

Etiketimi i medias, veçanërisht në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias.

Nga ASHMAA kujtojnë se është e nevojshme të respektohen standardet dhe u bën thirrje politikanëve që të përmbahen nga përdorimi i gjuhës që diskrediton median.