Ish-mbrojtësi i Romës, Ashley Cole, është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i Cesenas në Serie B, duke shënuar rolin e tij të parë të madh në menaxhim.
Raportohej mbrëmë se Cole ishte tashmë në Itali për të diskutuar marrëveshjen me pronarët e klubit, dhe sot ai e bëri zyrtare emërimin.
Kontrata e tij do të zgjasë deri më 30 qershor, me mundësi rinovimi nëse plotësohen disa kushte.
Cesena shkarkoi Michele Mignanin pas dy sezonesh në krye të skuadrës, pas një barazimi 2-2 me Frosinone, që i la ata në vendin e tetë në divizionin e dytë italian.
45-vjeçari kishte përvojë në futbollin italian si lojtar i Roma nga 2014 deri më 2016, përpara se të kalonte te LA Galaxy dhe të mbyllte karrierën te Derby County më 2019.
Para kësaj, Cole ishte bërë i njohur si mbrojtës i Arsenalit, Crystal Palacet dhe Chelseat.
Ai ka punuar gjithashtu në akademinë e të rinjve të Chelseat, si dhe si ndihmës i trajnerëve si Lee Carsley, Frank Lampard dhe Wayne Rooney.
Më së shumti ka punuar me Carsley dhe aktualisht është ndihmës i trajnerit të kombëtares U21 të Anglisë.
Stafi i tij te Cesena përbëhet nga ndihmësi Jack Mesure, trajneri i përgatitjes fizike Giorgio D’Urbano, Paolo Stringara, Nicola Capellini dhe trajneri i portierëve Federico Agliardi./GazetaExpress/