ASH: VMRO-DPMNE ka vendosur ta pastrojë MPB-në nga shqiptarët, VLEN në vend të parandalimit po bën avokatin - Gazeta Express
string(107) "ash-vmro-dpmne-ka-vendosur-ta-pastroje-mpb-ne-nga-shqiptaret-vlen-ne-vend-te-parandalimit-po-ben-avokatin-2"

Maqedoni

Gazeta Express

19/07/2025 14:46

ASH: VMRO-DPMNE ka vendosur ta pastrojë MPB-në nga shqiptarët, VLEN në vend të parandalimit po bën avokatin

Maqedoni

Gazeta Express

19/07/2025 14:46

“Pas uzurpimit të pozicioneve drejtuese në të gjitha institucionet, Qeveria monoetnike e VMRO-DPMNE-së tani ka vendosur të pastrojë nga shqiptarët edhe radhët e policisë së rregullt”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Siç theksojnë nga ASH, me ndryshimet e reja të propozuara në Kuvend, fshierja e nenit 96 që parasheh përfaqësimin e drejtë etnik dhe gjinor, nuk është i vetmi ndryshim që godet shqiptarët. Përveç kësaj, në propozim parashihet që policia të mund të realizojë edhe punësime pa konkurs. Kur kemi parasyshë qasjen e deritanishme të kësaj qeverie, kuptohet lehtë se punësimet pa konkurs do të bëhen vetëm për maqedonas dhe militantë partiak të VMRO-DPMNE-së.

“Kjo vërehet qartë në propozim që në nenin 97 paragrafin e parë që definon punësimet të shtohen fjalët “edhe pa konkurs”, ndërsa në paragrafin e dytë hiqen fjalët “me përjashtim” që nënkupton se punësimet pa konkurs do të bëhen në çdo kohë. Në gjithë këtë situatë, partitë e koalicionit VLEN dhe zëvendësministri i punëve të brendshme, në vend që të parandalojnë këtë kanë zgjedhur të bëjnë avokatin e VMRO-DPMNE-së dhe të relativizojnë goditjet kundër shqiptarëve”, thonë nga ASH.