string(68) "ash-tetove-vmro-dpmne-pranoi-publikisht-qe-kontrollon-bilall-kasamin"

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2025 12:05

ASH Tetovë: VMRO – DPMNE pranoi publikisht që kontrollon Bilall Kasamin

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2025 12:05

Deklarata publike e këshilltarit të VMRO-DPMNE-së, Angel Karapetrov, ku hapur thotë se ka ndalur komisionin për ndryshimin e emrave të rrugëve “në mbrojtje të interesave maqedonase”, është pranimi më i pastër se kjo parti sot kontrollon pa maskë Bilall Kasamin dhe Komunën e Tetovës. Ata as nuk përpiqen më ta fshehin marrëveshjen politike për margjinalizim të interesave të shqiptarëve.

Tetova nuk qeveriset më nga qytetarët, por nga VMRO-DPMNE. Bilall Kasami, nga një figurë që premtonte zhvillim lokal, është kthyer në një administrator të përulshëm që zbaton urdhra për “interesa nacionale maqedonase” nga shefat e tij.

Për më tepër, kjo nuk është vetëm një betejë për emra rrugësh, është betejë për dinjitetin tonë kolektiv. E në këtë betejë, duhet të dihet: historia nuk i fal tradhtarët që e shesin Tetovën për një çerek pushteti!

Aleanca për Shqiptarët nuk do të heshtë përballë këtij skenari të turpshëm. Tetova nuk është koloni e VMRO-së dhe nuk do të lejojmë që të shndërrohet në simbol të nënshtrimit politik. Rruga për dinjitetin dhe përfaqësimin e shqiptarëve sapo ka filluar, thanë nga Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë.