ASH: Ndryshime të reja në propozim ligjin për lojërat e fatit – Mexhiti, mbrojtësi kryesor i oligarkëve të bixhozit - Gazeta Express
string(111) "ash-ndryshime-te-reja-ne-propozim-ligjin-per-lojerat-e-fatit-mexhiti-mbrojtesi-kryesor-i-oligarkeve-te-bixhozit"

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 11:01

ASH: Ndryshime të reja në propozim ligjin për lojërat e fatit – Mexhiti, mbrojtësi kryesor i oligarkëve të bixhozit

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 11:01

Aleanca për Shqiptarët ka drejtuar akuza të rënda drejt zv/kryeministrit Izet Mexhiti në lidhje me ligjin për lojërat e fatit.

Në vijim keni tekstin integral të kumtesës së Aleancës për Shqiptarët!

“Skandali me propozim ligjin e ri të lojërave të fatit po merr përmasa edhe më të mëdha. Qeveria ka dorëzuar në Kuvend ndryshime të tjera që parashikojnë organizimin e lojërave të fatit online edhe nga subjekte private, ashtu siç ka qenë edhe më herët.

Neni 7, paragrafi 4, parasheh që: “Për qëllime të organizimit të lojërave të fatit elektronike dhe në internet, shoqëria tregtare ku Republika e Maqedonisë së Veriut është aksionari i vetëm mund të angazhojë subjekte të jashtme juridike përmes thirrjes publike.”

Me këtë dispozitë bie poshtë edhe argumenti i vetëm që VLEN ka përdorur për të mbuluar mashtrimin e saj – gjoja “mbylljen e lojërave të fatit në internet”. E vërteta është se bixhozi nuk largohet as nga shtëpitë, as nga duart e fëmijëve tanë.

Me VLEN-in, bixhozi jo vetëm që nuk u mbyll, por mori fuqinë më të madhe nga vetë shteti.

Kumbari i botës së bixhozit, Izet Mexhiti, as ka fuqi e as dëshirë për të ndaluar lojërat e fatit. Përkundrazi, ai është mbrojtësi dhe përfituesi më i madh i oligarkëve të bixhozit. Arsyeja është e thjeshtë: është bashkëpjesëmarrës në zhvatjen e popullatës përmes kazinove dhe platformave online të bixhozit.

Ky është tradhtim i hapur ndaj premtimeve elektorale dhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj mirëqenies sociale dhe ekonomike të qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët do të përdorë çdo mjet politik dhe institucional për të ndaluar këtë krim të legalizuar ndaj popullit. Qytetarët meritojnë transparencë, jo mashtrim.

Aleanca për Shqiptarët” thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.