ASH e Selës i bën thirrje Antikorrupsionit të hetojë se kush i mbulon shpenzimet e funksionarëve qeveritar në Inaugurimin e Presidentit Trump - Gazeta Express
string(141) "ash-e-seles-i-ben-thirrje-antikorrupsionit-te-hetoje-se-kush-i-mbulon-shpenzimet-e-funksionareve-qeveritar-ne-inaugurimin-e-presidentit-trump"

Maqedoni

Gazeta Express

18/01/2025 17:27

ASH e Selës i bën thirrje Antikorrupsionit të hetojë se kush i mbulon shpenzimet e funksionarëve qeveritar në Inaugurimin e Presidentit Trump

Maqedoni

Gazeta Express

18/01/2025 17:27

Nga Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën përmes një kumtese i kanë bë thirrje Agjencisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit që të hetojë siç kanë thënë nga kjo pati se me cilat para funksionarët qeveritarë kanë shkuar të marrin pjesë në inaugurimin  e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. ASh kërkon të dihet se kush i mbulon shpenzimet e biletave, transportit dhe qëndrimit në SHBA.

Komunikata e plotë e ASH-së:Thirrje për Antikorrupsionin: Hetim për transparencën e udhëtimeve në inaugurimin e TrumpI bëjmë thirrje Komisionit Antikorrupsion që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të hetuar dhe zbardhur transparencën e plotë të udhëtimeve të liderëve të qeverisë dhe shtetit në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump. Në veçanti, kërkojmë përgjigje për këto çështje:

  • Kush ka paguar biletat për të marrë pjesë në këtë ngjarje?Kush i mbulon shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA?A janë përdorur fonde publike për këto shpenzime dhe në çfarë baze janë justifikuar ato?
  • Kjo garë mes përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve për të udhëtuar në SHBA dhe për të dëshmuar një “imazh perëndimor”, ndërkohë që Maqedonia mbetet e bllokuar në proceset integruese, është një hipokrizi e papranueshme. Në këtë situatë të brishtë, një agjendë e dyshimtë e cila promovon interesa personale dhe politike, dëmton seriozisht imazhin e shtetit dhe besimin e qytetarëve.

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement