string(63) "ash-diskriminimi-shteteror-vazhdon-edhe-ne-sport-per-shqiptaret"

Maqedoni

Gazeta Express

11/06/2025 21:43

ASH: Diskriminimi shtetëror vazhdon edhe në sport për shqiptarët

Maqedoni

Gazeta Express

11/06/2025 21:43

Diskriminimi vazhdon edhe në sport, asnjë shqiptar në mesin e sportistëve që fituan Mirënjohje Sportive Nacionale (pension sportiv), thuhet në reagimin e Alenacës për Shqiptarët pas vendimit të fundit të Qeverisë që të ndajë medalje dhe shuma parash në formën e pensionit për sportistë të dalluar ku në mesin e 20 të shpërblyerve nuk ka asnjë shqiptar.

Nag ASH thonë se Për shqiptarët dyert janë të mbyllyra edhe në sport dhe vlerësimet më të larta sportive që ndahen nga shteti dhe institucionet shtetërore.

”Sot, 22 sportistë u shpërblyen nga shteti me Mirënjohje Sportive Nacionale (pension sportiv). Asnjë shqiptar mes tyre edhe pse ka sportist shqiptarë që ka medalje europiane. Sipas ligjit, pensioni sportiv u takon vetëm atyre që kanë fituar medalje në gara olimpike, botërore apo evropiane në sporte olimpike, duke përfaqësuar reprezentacionin e Maqedonisë. Po ashtu, në sportet jo-olimpike, e drejta për pension u takon vetëm atyre që kanë fituar medalje të artë në kampionate evropiane ose botërore. Ligji i ri – sportistët të cilët kanë arritur rezultat për klubin amë në garat europiane dhe botërorë për klube të vendit dhe jashtë vendit.Në mesin e fituesve të mirënjohjeve nacionale të sportit (pensioni sportiv) kishte edhe sportistë të cilët janë aktiv, pikërisht ne si shqiptarë kemi garues aktiv që kanë medalje europiane dhe nuk kanë qenë të ftuar për mirënjohje”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.