ASH dhe BESA: Nuk bëjmë koalicion me BDI-në, do e lejmë në opozitë - Gazeta Express
string(64) "ash-dhe-besa-nuk-bejme-koalicion-me-bdi-ne-do-e-lejme-ne-opozite"

ASH dhe BESA: Nuk bëjmë koalicion me BDI-në, do e lejmë në opozitë

Gazeta Express

29/05/2020 23:41

Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se pas zgjedhjeve nuk do të pranonin që të bënin koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit.

Në një intervistë për Gazetën Express, kreu i Besës, Bilall Kasami tha se BDI-ja do të ishte e keqja e domosdoshme për koalicionim ndërsa sipas tij, koalicioni pas zgjedhorë me Aleancën dhe Alternativën është i natyrshëm pasi që një gjë e tillë kërkohet edhe nga strukturat partiake.

Lexo Edhe:

Në vijë thuajse të njëjtë është edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri i cili në një intervistë për Gazetën Express javën e kaluar, tha se BDI-ja nuk do të përmendet fare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen këto muaj, e le më që ASH-ja të bëj koalicion me të, duke u përgjigjur në pyetjen se me kë partia e tij preferon që të bëj koalicion pas-zgjedhorë.

Aziri madje tha se Aleanca për Shqiptarët ka program voluminoz dhe domethënës për qytetarët e Maqedonisë dhe se ky program të jetë shtyllë e bisedimeve eventuale për të hyrë në Qeveri.

Sipas asaj që mbetet të nënkuptohet, nëse LSDM-Besa dhe koalicioni ASH-Alternativa fitojnë së bashku mbi 61 deputetë, BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja do të mbeten në opozitë.

Nga ana tjetër BDI-ja thotë se partitë maqedonase nuk duhet të merren për bazë marrëveshjet e vitit 2016 kur nuk u respektua parimi fituesi me fituesin pasi që aso kohe ka qenë kohë tjetër. Të gjithë eksponentët e BDI-së tani bëjnë thirrje që të respektohet parimi fituesi me fituesin, përndryshe ata thonë se me çdo kombinim tjetër nuk do të respektohej vullneti i popullit./GazetaExpress/