Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit kanë reaguar në lidhje me propozimin e Azir Aliut për të qenë Ministër i Shëndetësisë.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të tyre:
Në seancën e sotme parlamentare, pritet të bëhet zëvendësimi i posteve qeveritare që u braktisën nga Aleanca për Shqiptarët.
Kemi disa pyetje publike:
Bilallin, Izetin i pyesim:
A kanë rënë në ujë kumtesat e koordinuara në orët e vona kundër Aleancës për komunikime me BDI-në, kur sot po bëni ministër Azir Aliun, që ka qenë nyja kryesore e atyre komunikimeve?
Kurse Fetain e pyesim:
Pjesën më të madhe të posteve që la ASH-ja, heshturazi po i marrin njerëzit e Izetit, dmth në VLEN ti lobove më shumë për njerëzit e Izetit?
Dhe Feta, kemi dëgjuar që duan të ta marrin postin për të joshur një parti më të vogël që t’i bashkohet qeverisë, mos do të bëjmë dhe ty ambasador?
Dhe për në fund pyesim VMRO-DPMNE parimore:
Ku shkuan “vijat e kuqe” me BDI-në që i përmendni vazhdimisht në deklarata publike, tani që po sillni në qeveri njerëz që kanë qenë urë lidhëse me BDI-në?
Si përfundim, ju falenderojmë thellësisht që me pazaret e hapura që po bëni në sy të popullit, keni kontribuar të forconi Aleancën për Shqiptarët si asnjëherë më parë pasi populli e kupton çdo ditë e më qartë pse ju braktisëm e sa mirë që bëmë!
Tetori është shumë afër, shihemi atëherë!
aaaaa