Asgjësohen mbi 6 mijë bimë kanabis në Shkodër - Gazeta Express
string(45) "asgjesohen-mbi-6-mije-bime-kanabis-ne-shkoder"

Asgjësohen mbi 6 mijë bimë kanabis në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2024 21:49

Në të gjithë territorin e Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 6201 fidanë të dyshuar kanabis.

Një person ka rënë në pranga. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit në malin e Shoshit, u gjetën 835 fidanë kanabis.

Lexo Edhe:

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Marjan Livadhi, 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Kontrollet kanë vijuar në territorin e njësive administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë, Shkodër, u gjetën në total 4902 fidanë kanabis.

Po në vijim të  kontrolleve në territorin e njësisë administrative Temal, Vau i Dejës, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.