Ka dështuar edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sikur në seancat paraprake, ka vazhduar me përpjekjen për formimin e komisionit zgjedhor për të organizuar votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun.
Megjithatë vetëm 53 deputetë kanë votuar “për”, vota ta pamjaftueshme për të shkuar tutje.
Dehari ka ndërprerë seancën dhe ka thënë se seanca e radhës do të jetë më 2 qershor./Express/