Asfaltohet rruga 6 kilometërshe në Komogllavë - Gazeta Express
string(45) "asfaltohet-rruga-6-kilometershe-ne-komogllave"

Asfaltohet rruga 6 kilometërshe në Komogllavë

Gazeta Express

23/05/2020 17:19

Komogllava, fshati ndër më të mëdhenjtë në Komunën e Ferizajt, për këto vite të qeverisjes Aliu, pati vëmendjen e duhur sa i përket investimeve. Ndër to, pas qindra metrave rruge që u finalizuan për t’i shërbyer zhvillimit të fshatit e lidhjes mes lagjeve, sot përfundoi edhe asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit me gjatësi 6 kilometërshe, gjerësi 6 metra e kosto 1.1 milionë euro.

E fundjava nuk është pengesë që i pari i Ferizajt, Agim Alou të dal në terren. Ai bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi përveç takimit me banorët, bashkë inspektuan punimet në këtë projekt infrastrukturor.

Lexo Edhe:

Komogllava e fshatra të tjera, përfshirë edhe zonën urbane, si asnjëherë më parë kanë përjetuar dorën e shtetit, institucionit të Komunës për zhvillimin e këtyre zonave përmes finalizimit të infrastrukturës rrugore.