Asensio e dëshiron transferimin te gjiganti anglez - Gazeta Express
string(50) "asensio-e-deshiron-transferimin-te-gjiganti-anglez"

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 19:59

Asensio e dëshiron transferimin te gjiganti anglez

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 19:59

Marco Asensio pritet që të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të kësaj vere.

Spanjolli ka kontratë të vlefshme edhe për një sezon, por ai besohet se do të largohet tani pasi që nuk është në planet e Carlo Ancelottit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gazeta spanjolle “Sport” ka raportuar se Asensio është i gatshëm për të kaluar te Liverpooli, derisa klubi anglez tash e një kohë është i lidhur me transferimin e tij.

26-vjeçari e pëlqen kalimin në “Anfield”, pasi beson që edhe te “Të Kuqtë” mund të fitojë trofe.

Milani dhe Manchester United besohet se janë dy klubet tjera të interesuara për Asension. /Gazeta Express/