Marco Asensio mund të vazhdojë karrierën në Premierligë.
Spanjolli do të largohet si futbollist i lirë nga Real Madridi gjatë verës, kur edhe do t’i skadojë kontrata, transmeton Gazeta Express.
Juventus dhe Milan janë ndër klubet e interesuara për Asension, por të dy klubet italiane nuk kanë gjasa të sigurojnë nënshkrimin e anësorit, ka raportuar “Calciomercato”.
27-vjeçari thuhet se ka marrë një ofertë të majme nga Aston Villa, e cila ka siguruar një vend në Ligën e Konferencës për sezonin e ardhshëm.
Dhe, sipas mediumit italian, oferta nga klubi anglez është shumë më e lartë krahasuar me atë se çfarë mund të ofrojnë Juventusi ose Milani.
Asensio ka marrë kohë përpara se të marrë një vendim përfundimtar për hapin e radhës, por ai thuhet se po preferon të kalojë në “Villa-Park”.
Për reprezentuesin e Spanjës u raportua se interesim ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/