Asani u përshëndet me Korenë e Jugut me gol e me asistim - Gazeta Express
string(56) "asani-u-pershendet-me-korene-e-jugut-me-gol-e-me-asistim"

Futboll

Gazeta Express

24/06/2025 11:11

Asani u përshëndet me Korenë e Jugut me gol e me asistim

Futboll

Gazeta Express

24/06/2025 11:11

Në kampionat nuk e ka arritur atë shkëlqim që e pati në Champions.

Gjithsesi, Jasir Asani është gjithmonë i rëndësishëm dhe u tregua vendimtar për ekipin e tij, Gwangju FC.

Ai shënoi një gol dhe shërbeu një asist në barazimin 2-2 në shtëpi ndaj rivalit Daejeon Hana, në një përballje shumë të fortë të Ligës së Koresë së Jugut.

Lojtari i krahut të kombëtares shqiptare e kaloi në epërsi 1-0 ekipin e tij në minutën e 55-të, duke e përfunduar një aksion kolektiv të shokëve të tij.

Ky ishte goli i tij i pestë këtë sezon të kampionatit, ndërsa kanë kaluar 20 javë, e ai ka luajtur në 17 ndeshje.

Aspak keq për pozicionin që ka si futbollist që luan në krah, ndonëse niveli i tij ishte i jashtëzakonshëm në Championsin e Azisë, me 9 gola në 10 ndeshje.

Pasi miqtë barazuan rezultatin, Asani ndihmoi sërish Gwangju FC të kalonte përpara, pasi në në 71’ shërbeu asistin për rrjetën e shënuar nga In-Hjeok Park.

Ky ishte pasimi i tij i parë për gol këtë kampionat, përcjell abcnews.

Në total, këtë edicion, Asani ka 14 gola e dy asistime në 27 ndeshje të luajtura, një paraqitje vërtet mbresëlënëse.

Ndërkaq, e ardhmja e tij mund të mos jetë në Korenë e Jugut, sepse nga Japonia e kërkon Yokohama.