Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbylli dialogun e post-monitorimit me RMV-në - Gazeta Express
string(92) "asambleja-parlamentare-e-keshillit-te-evropes-e-mbylli-dialogun-e-post-monitorimit-me-rmv-ne"

Maqedoni

Gazeta Express

30/01/2026 12:51

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbylli dialogun e post-monitorimit me RMV-në

Maqedoni

Gazeta Express

30/01/2026 12:51

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dje mori vendim për mbylljen e dialogut të post-monitorimit me Maqedoninë e Veriut, proces që ishte hapur në vitin 2000, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, transmeton Portalb.mk.

Siç theksoi Mucunski, vendimi përfaqëson njohje të rëndësishme institucionale për përparimin dhe përkushtimin e shtetit ndaj parimeve dhe standardeve të Këshillit të Evropës, si dhe një konfirmim të qartë për progresin e arritur në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve me vendet fqinje.

Ministri, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, theksoi se meritë e veçantë për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi shumëvjeçar kanë delegacioni maqedonas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement