As Trepça ’89 s’ju shpëton akuzave në rrjetet sociale, tifozët janë të bindur se e bleu lojën me Prishtinën - Gazeta Express
string(104) "as-trepca-89-sju-shpeton-akuzave-ne-rrjetet-sociale-tifozet-jane-te-bindur-se-e-bleu-lojen-me-prishtinen"

As Trepça ’89 s’ju shpëton akuzave në rrjetet sociale, tifozët janë të bindur se e bleu lojën me Prishtinën

Futboll

Gazeta Express

29/05/2023 9:08

Trepça ’89 e mposhti dje Prishtinën me përmbysje në fund me rezultat 2:1, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ekipin mitrovicas për të mbetur në ligë.

“Xehetarët” iu bashkuan Drenicës si dy skuadrat që ranë përfundimisht nga liga elitare, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E pas lojës, klubi gjelbër e bardh e mbajti një takim urgjent, pas së cilit e lëshoi një komunikate në faqen e tij në Facebook duke e akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës, ndërsa i akuzoi disa klube si servile të FFK-së, që sipas tyre u ndihmuan pikërisht nga shtëpia e futbollit kosovar.

“Kjo që ndodhi në Ferizaj është fytyra e vërtetë e kësaj Federate. Kështu është uzurpuar ky institucion”, ka shkruar klubi mitrovicas.

Megjithatë, kjo ishte e pamjaftueshme për t’ua ndërruar mendjen tifozëve, të cilët ishin të ashpër ndaj klubit mitrovicas, të cilin e akuzuan po ashtu se ishte i përfshirë në kurdisje dje, duke aluduar në lojën me Prishtinën.

Madje, “Xehetarët” nga komentuesit u akuzuan edhe për shit/blerjen e ndeshjeve në të kaluarën, përfshirë këtu edhe atë në garat evropiane, në pjesëmarrjen e parë dhe historike të tyre atje.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej komenteve të tifozëve në rrjetet sociale. /Gazeta Express/