As sivjet nuk hiqen vizat - Gazeta Express
string(25) "as-sivjet-nuk-hiqen-vizat"

As sivjet nuk hiqen vizat

Gazeta Express

06/12/2019 9:12

Edhe 2019-a do të përmbyllet pa liberalizim të vizave. Kështu ka deklaruar Ministria e Integrimit Evropian, e cila thekson se aktualisht janë shuar gjasat që qytetarët të lëvizin lirshëm nëpër Evropë deri në fund të këtij viti.

Njësoj pohojnë edhe njohësit e çështjeve integruese, të cilët, pavarësisht deklarimeve, shtojnë se kanë mbetur edhe disa hapa për t’u plotësuar deri në liberalizim, shkruan sot gazeta Zëri.

Lexo Edhe:

Liberalizmi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë as këtë vit. Pavarësisht deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave si dhuratë për Krishtlindje, një gjë e tillë po konsiderohet e pamundur të ndodhë.

Ministria e Integrimit Evropian pohon se janë shuar gjasat që për këto katër javë sa kanë mbetur qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen. Sipas tyre, shkak i vonesës së heqjes së vizave është bërë qasja e Francës dhe e Holandës ndaj kësaj çështjeje.