As numërorët nuk shpëtojnë nga shkeljet drejtshkrimore - Gazeta Express
string(54) "as-numeroret-nuk-shpetojne-nga-shkeljet-drejtshkrimore"

As numërorët nuk shpëtojnë nga shkeljet drejtshkrimore

Gazeta Express

04/02/2020 16:03

Më së shumti gabime drejtshkrimore hasen të fjalët e përbëra, temat e të cilave përbëhen nga një numëror dhe nga një mbiemër, p.sh.: dhjetëmujor-i, 37-vjetor-i etj., pastaj ngatërrimi i numërorëve themelorë me ata rreshtorë dhe e kundërta, shkrimi gabimisht i mbaresave rasore të tyre

Lumnije Morina

Lexo Edhe:

Tani kemi radhën e numërorëve. Sigurisht në këtë vorbullën e gabimeve drejtshkrimore, nuk shpëtojnë as numërorët, të cilët duke qenë të shoqëruar me fjalët tjera pësojnë edhe ata shtrembërime siç kanë marrë, për shembull, emri, mbiemri, folja etj. Më së shumti gabime drejtshkrimore kemi hasur të fjalët e përbëra, temat e të cilave përbëhen nga një numëror dhe nga një mbiemër, p.sh.: dhjetëmujor-i, 37-vjetor-i etj., pastaj ngatërrimi i numërorëve themelorë me ata rreshtorë dhe e kundërta, shkrimi gabimisht i mbaresave rasore të tyre etj.

Shkelje të shpeshta drejtshkrimore kemi hasur te shkrimi gabimisht i numërorëve themelorë dhe i atyre rreshtorë. Zakonisht e hasim ngatërrimin mes tyre.

Në këto dy raste kemi përdorimin e numërorit rreshtor i 10-të në vend të numërorit themelor 10. Në këto dy fjali numërori duhet të jetë themelor: Prej 10 deputetëve… dhe …plot 10 shtete…

Pastaj shkelja më e shpeshtë drejtshkrimore bëhet gjatë shkrimit të emrave dhe mbiemrave të përbërë, temat e të cilave kanë një numëror në përbërjen e tyre.

Këtu kemi gabimisht të shkruar emrin e përbërë 37-vjetor. Numri 37 në këtë rast është pjesë e fjalës 37-vjetor dhe shkruhet me vizë, ngaqë numërori 37 dhe mbiemri vjetor janë tema të emrit të përbërë 37-vjetor dhe duhet të jetë e shkruar: … me rastin e 37-vjetorit…

Kurse, në këtë shembull kemi prapë shkelje të emrit të përbërë nga një numëror dhe një mbiemër, por, në këtë rast, ngatërrimin e numërorit themelor 13 me numërorin rreshtor i 13-të. Andaj duhet të jetë: … me rastin e 13-vjetorit…

Shkelje drejtshkrimore kemi edhe te mbiemri i përbërë nga një numëror dhe një emër.

Në këtë rast numërori 106 dhe emri milion duhet të shkruhen me vizë, ngaqë përbëjnë një fjalë të vetme. …tenderi 106-milionësh…

Por në shembullin në vijim kemi ngatërrimin e numërorit me emrat dhe mbiemrat e përbërë nga një numëror dhe një fjalë tjetër, duke u shkruar kështu gabimisht me vizë.

Në këtë fjali nuk duhet të lidhen me vizë këto fjalë sepse kemi të bëjmë me dy fjalë të ndara, të cilat nuk përbëjnë një fjalë, kemi emrin orë të shoqëruar nga numërori 24. Pra duhet të shkruhet: … brenda 24 orëve…

Një tjetër shkelje që e kemi hasur shpesh është edhe shkrimi gabimisht i numërorëve themelorë, të cilët tregojnë vite. Mbaresat rasore të tyre, pothuajse, gjithmonë shkruhen gabimisht:

Në këtë rast mbaresa rasore duhet të jetë –s: … të 2019-s…

Ndërsa në këtë rast kemi të shkruar gabimisht apostrofin në vend të vizës: …të 2019-s…

Pastaj kemi shkelje te shkrimi i numrave që shprehin përqindje:

Numrat që tregojnë përqindje shkruhen me presje, jo me pikë, dhe pa hapësirë mes numrit dhe shenjës së përqindjes: 23,7%, 17,8%, 21,5%, 17,6%, 16,8%, 18%.

Këto janë disa nga shkeljet gjuhësore te numërorët në gjuhën shqipe, të cilat i kemi evidentuar gjatë vëzhgimeve tona të medieve elektronike dhe të cilat u përpoqëm t’i shfaqim në trajtën e saktë të tyre.

Në artikullin e ardhshëm do t’i paraqesim shkeljet drejtshkrimore në fushën e përemrave.