As IKSHPK-ja nuk e di se nga vijnë rastet e reja me koronavirus - Gazeta Express
string(69) "as-nga-ikshpk-ja-nuk-e-dine-se-nga-vijne-rastet-e-reja-me-koronavirus"

Gazeta Express

03/06/2020 10:19

As IKSHPK-ja nuk e di se nga vijnë rastet e reja me koronavirus

Gazeta Express

03/06/2020 10:19

Gjatë ditës së djeshme janë testuar 193 persona të dyshuar për COVID-19, 13 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës mbrëmë ka publikuar rezultatet për COVID-19, mirëpo nuk ka publikuar të dhënat se nga vijnë rastet e reja me koronavirus.

Lexo Edhe:

Nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është bërë e ditur se 7 nga 13 rastet pozitive mbrëmë me koronavirus, vijnë nga Komuna e Prishtinës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësen për informim të IKSHPK-së, Era Pireva, e cila tha se ende nuk kanë ndonjë informatë se nga vijnë rastet e reja, por se publikimi i tyre beson se do të bëhet gjatë ditës.

“Ende se kam marrë informatën as unë, besoj që brenda ditës i publikojmë”, ka thënë Pireva për Sinjalin.

Derisa nga kryetarët e komunave të Vushtrrisë dhe Malishevës është bërë e ditur se dje nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.