As i preferuari i Kurtit, Nenad Rashiq, nuk zgjidhet nënkryetar, VV kthehet te votat e saj në Kuvend, 55 - Gazeta Express
string(100) "as-i-preferuari-i-kurtit-nenad-rashiq-nuk-zgjidhet-nenkryetar-vv-kthehet-te-votat-e-saj-ne-kuvend-55"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 15:57

As i preferuari i Kurtit, Nenad Rashiq, nuk zgjidhet nënkryetar, VV kthehet te votat e saj në Kuvend, 55

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 15:57

Deputeti serb Nenad Rashiq s’është zgjedhur nënkryetar në procedurën me short.

Nga 95 të pranishëm, Vetëvendosje votoi pro, PDK dhe LDK s’morën pjesë në votim.

55 për, një kundër dhe 17 abstenuan.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vazhdoi me procedurën e zgjedhjes me short të nënkryetarit nga komuniteti serb përkundër që Lista Srpska, që ka nëntë deputetë në Kuvend, refuzoi të marrë pjesë.

Paraprakisht, tre kandidatë të Listës Srpska të cilëve iu ra shorti nuk u zgjodhën për shkak të qëndrimit të partisë për të marrë pjesë në këtë procedurë./Express/