As deputeti i LVV-së nuk tregon nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Osmanit
Lajme
Gazeta Express
13/05/2025 10:04
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nuk ka treguar nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes, Vjosa Osmani për takim konsultativ të enjten, në lidhje me krizën politike në Kosovë.
Zyba duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive për herë të pesëmbëdhjetë, tha se për të njëjtën do të vendosë lideri i LVV-së, Albin Kurti.
“Sot seancë kemi. Do të vendosë kryetari dhe kryesia. Do t’i përgjigjemi zyrtarisht”, tha ai