Artisti “Zaza” është rikthyer në skenën muzikore me një këngë tipike verore të titulluar “Sevdali”
Zaza ka bashkëpunuar me dy DJ’t e njohur DJ PM & DJ Dagz dhe këngëtëtarët, Majk e Lumi B. Ndërsa, producentët e kësaj kënge janë Lorik Mjeku e Gëzim Uka.
Kënga është publikuar javen e kaluar dhe tani numëron mbi 1 milionë e 500 mijë klikime në rrjetin social “Youtube”.
Theksojmë se Zaza kohë më parë ishte nën menaxhimin e ‘Mixey’ ndërsa tani është nën menaxhimin e Vjollca Nivokazit e cila është përfaqësuese e labelit “VN Entertaiment”.
Ndërsa sa i përket projekteve të reja, Zaza pritet të sjell edhe disa bashkëpunime me artistët e njohur e ku nuk do të mungojnë edhe këngët solo. /GazetaExpress/