Të enjten, me 22 shkurt në orën: 19:30 në Teatrin Dodona, luhet shfaqja ‘Artisti në Tavan’, me autor dhe regjisor Agron Gerguri.
Artisti në tavan
Shfaqja prek kohën e luftës dhe përpjekjen për të shpëtuar vlerat shpirtnore të cilat i kishte atakuar agresori.
Si u bë që aktori mbeti në tavan?
Kush e shoqëron?
Me kë flet dhe për çka?
Çka ishte folur në akademinë e quajtur “kafja e Sabitit”.
Si shpëton prej ushtarëve agresorë?
Çka bënë për ta mundur friken.
Pse e rrezikoi veten dhe familjen për ta shpëtuar kalin?!
Artisti në tavan një histori trishtuese për fatin e një njeriu i cili ka luajtur shumë role në skenë dhe tash duket se luanë rolin e vetë duke jetuar vdekjen e tij.