string(104) "artisti-me-fame-boterore-rema-vjen-ekskluzivisht-kete-te-premte-ne-venom-mos-e-humbsni-kete-nate-magjike"

Artisti më famë botërore Rema vjen ekskluzivisht këtë të premte në VENOM, mos e humbsni ketë natë magjike

Rozë

Gazeta Express

18/07/2024 13:11

“Venom NightClub” nuk ndalet as në këtë sezon të re, në natën e parë ata kanë vendosur ta fillojnë me artistin me famë botërore, Rema.

Që nga hapja e kësaj diskoteke kanë performuar emrat më të mëdhenj botërorë duke e futur Kosovën si një nga destinacionet më të përfoluara për jetën e natës, ku edhe ardhja e tyre ka arritur të kaloj audiencen shqiptare duke arritur në Evropë e në botë.

Lexo Edhe:

Rema i cili me këngën e tij “Calm Down” arriti të jetë në ranklistat botërore duke arritur mbi 1 miliard shikime vetëm në platformën “Youtube” e që këtë të premte, më 19 korrik do të jetë prezent edhe në Prishtinë në diskotekën “VENOM NightClub”.

View this post on Instagram

A post shared by VENOM (@venomkosova)

Si çdo sezon tjetër që” VENOM” ka sjell artistë të mëdhenjë botërorë tashmë edhe në këtë sezon po e bëjnë hapjen me ‘Rema’.

Përndryshe, ky nuk do të jetë artisti i vetëm që do të jetë në VENOM, në këtë sezon na presin shumë befasi e surpriza dhe me një ambient më ndryshe se herave tjera. Mos i humbisni asnjë natë magjike nga kjo sezon që do të sjellë VENOM që nga kjo e premte.