Artisti i veçantë rumun që krijon skulptura 3D - Gazeta Express
string(46) "artisti-i-vecante-rumun-qe-krijon-skulptura-3d"

Arte

Gazeta Express

17/11/2021 19:50

Artisti i veçantë rumun që krijon skulptura 3D

Arte

Gazeta Express

17/11/2021 19:50

Gruia Calin është artist rumun 22 vjeçar. Ajo që e bën të veçohet ky i ri është se falë medieve sociale u bë hit në internet me punën e tij.

Ai krijon figura 3D të personave të famshëm botëror, si Lionel Messi-t, Cristiano Ronaldos, të personazheve të filmave si Iron Man e Batman.

Lexo Edhe:

Calin, për krijimin e këtyre skulpturave shfrytëzon printerë 3D.

Ky artist tani ka miliona ndjekës, të cilët përcjellin vazhdimisht punën e tij.

Calin ka treguar se pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 ka blerë printerin 3D dhe ka filluar të eksperimentojë në shtëpi. Ai ka thënë se i pëlqen të kallajis ngapak me këto makina, por më së shumti i pëlqen të krijojë skulptura. “Kur kthehem në shtëpi dhe e di se printeri ndihmon në krijimin e skulpturës që dua, ndihem jashtëzakonisht mirë”, ka thënë ai.