Artistët e mirënjohur shqiptarë, Inva Mula, Olen Çezari dhe Genc Tukiçi, performuan në skenën e teatrit prestigjioz parizian “Salle Gaveau”, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 2021.
Në koncert mori pjesë edhe artistja shqiptare, Erza Muqoli, e cila jeton në Francë.
Kremtimi i Festës Kombëtare bëri bashkë përfaqësues të shoqatave dhe të diasporës shqiptare, miq francezë të Shqipërisë, si dhe autoritete dhe personalitete franceze si dhe trupi diplomatik i akredituar në Paris.