Është fenomeni kryesor jo vetëm i këtyre ditëve, që ka rrezikuar si kurrë më parë shëndetin e njerëzve në gjithë botën, për shumë artistë është bërë burim frymëzimi.
Nga kjo dukuri nuk kanë qenë indiferentë as ata që bëjnë artin e rrugës – një nga format më ekspresive të fenomeneve të ndryshme.
Fuqia e këtij lloj arti, qëndron në faktin se njerëzit i kalojnë pranë çdo ditë dhe nuk mund të shmangen prej muraleve plote ngjyra, që gjithmonë përcjellin një mesazh.