Arti Krasniqi i 30-ti në disiplinën 10 km në Kampionatin Evropian - Gazeta Express
string(65) "arti-krasniqi-i-30-ti-ne-disiplinen-10-km-ne-kampionatin-evropian"

Arti Krasniqi i 30-ti në disiplinën 10 km në Kampionatin Evropian

Sporte tjera

Gazeta Express

14/05/2021 17:56

Notari kosovar, Arti Krasniqi, ka garuar sot në Kampionatin Evropian “Budapest 2021”, disiplina 10 km në ujëra të hapura.

Në një konkurrencë tejet të fortë, ku pjesëmarrës ishin medalistë të shumtë olimpikë, botërorë dhe evropian, Krasniqi doli i 30-ti nga 35 garues, duke përfunduar me kohë 1 orë, 55 minuta dhe 52.4 sekonda.

Lexo Edhe:

21-vjeçari, ndër më të rinjtë në garë, theksoi se nuk është i kënaqur me paraqitjen e sotme dhe se beson se mund të ketë paraqitje më të mirë.

Evropiani i sotëm, Krasniqit i shërbeu si përvojë e mirë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020, e cila mbahet më 19 dhe 20 qershor 2021, në Setubal të Portugalisë.