Arti i Frida Kahlo thyen rekord në ankand, një pikturë i shitet për 34.9 milionë dollarë - Gazeta Express
string(87) "arti-i-frida-kahlo-thyen-rekord-ne-ankand-nje-pikture-i-shitet-per-34-9-milione-dollare"

Arti i Frida Kahlo thyen rekord në ankand, një pikturë i shitet për 34.9 milionë dollarë

Arte

Gazeta Express

17/11/2021 19:45

Një pikturë e artistes meksikane, Frida Kahlo është shitur në shtëpinë e ankandit Sotheby’s në New York për një vlerë rekord prej 34.9 milionë dollarësh.

Është çmimi më i lartë i paguar në ankand për një vepër arti të Amerikës Latine.

Lexo Edhe:

Rekordi ishte vendosur më parë nga një vepër e Diego Rivera, vepra e tij u shit për 9.76 milionë dollarë në vitin 2018.

Piktura e Kahlo “Diego y Yo” ishte një nga autoportretet e saj të fundit.

Vepra përshkruan një Kahlo të përlotur me burrin e saj Rivera të pikturuar mbi sytë e saj.

Ajo u përshkrua nga Sotheby’s në ankand të së martës si “një nga veprat më të rëndësishme të Kahlo që doli në ankand”.

Blerësi është identifikuar si Eduardo F. Cosantini, i cili themeloi një muze në Argjentinë, sipas “New York Times” .

Piktura u hodh në ankand për herë të fundit në vitin 1990 për 1.4 milion dollarë.

Kahlo, e konsideruar gjerësisht si një nga piktoret më të mëdha të shekullit të 20-të, ishte e famshme për autoportretet e saj intime që pasqyronin dhimbjen dhe izolimin.

Ajo jetoi nga viti 1907 deri në 1954 dhe promovoi me krenari kulturën indigjene meksikane përmes artit të saj.

Puna e saj pasqyroi gjithashtu marrëdhënien e saj të dhimbshme me trupin e saj, me aftësi të kufizuara nga poliomieliti në fëmijëri dhe lëndimet e rënda pas një aksidenti me autobus.