Nesër në qytetin e Mitrovicës do të hapet festivali ‘ArtFest’ me edicionin e dytë dhe tema kësaj here është ‘Nuancat e Mitrovicës’. Hapja planifikohet të bëhet më fillim nga ora 10:00 dhe do të zgjas deri me 31 korrik në orën 16:30.
Lidhur me ArtFest, nga organizatorët:
N’kët’ fundjavë le ta festojmë artin! Pikturë, origami, teatër, argjilë, muzikë… asht koha me lanë kreativitetin e juaj me rrjedhë, s’ka lidhje hiç mosha. Për edicionin e dytë, tema e ArtFest-it ka me qenë NUANCAT E MITROVICËS. Me kët’ temë po dojmë me e qitë n’pah vendin që arti e ka pas edhe e ka tash në qytet. Nëse Mitrovica për një kohë t’gjatë asht konsideru si qyteti i kulturës me kinematë dhe teatrot e saja t’ndryshme, lufta dhe konfliktet e kanë trazu kët’ imazh. Tash, qyteti k’qyret kryesisht si një qytet i hirt e i rraskapitun.
Megjithatë, arti, n’forma të shumta edhe komplekse, asht hala i pranishëm n’Mitrovicë. Ky festival asht nji mundësi për me i shperfaqë nuancat e tjera të Mitrovicës, ato të ngjyrave të ngrohta edhe gazmore. Kështuqë, n’kët fundjavë, me datat 30 dhe 31 korrik, kena me u mbledh në Qendrën e Zejtare për me pikturu, me kriju art, me bo muhabet edhe për me ngu muzikë. Lene imagjinatën e juve me fol dhe hajdeni. Festivali asht i hapun dhe krejt janë t’mirëpritun!
Kjo ngjarje organizohet nga Hapësina Shoqnore për Dekonstruksion së bashku me kojshitë e Qendrës Zejtare, shoqni, dhe artistë/e. N’secilën prej ditëve, punëtoritë ja nisin në orën 10:00. Të shtunën mbramja muzikore ka me zgjatë deri në orën 22:00, e të dielën kena me mbyllë ArtFest-in në orën 18:30.
Programin edhe detaje tjera kena me i nda me juve shumë shpejt.
/Gazeta Express