Arteta paralajmëron largimin nga Arsenali, e dëshiron drejtimin e këtij ekipi - Gazeta Express
string(76) "arteta-paralajmeron-largimin-nga-arsenali-e-deshiron-drejtimin-e-ketij-ekipi"

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 14:44

Arteta paralajmëron largimin nga Arsenali, e dëshiron drejtimin e këtij ekipi

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 14:44

Mikel Arteta po bën punë shumë të mirë tek ekipi i Arsenalit, janë duke luftuar për titullin kampion në Premierligë, i cili i mungon që një kohë tejet të gjatë.

Disa herë është folur e ardhmja e Artetas tek skuadra angleze.

Lexo Edhe:

Së fundmi, vet ai ka folur për të ardhmen e tij duke mos e fshehur dëshirën e tij që një ditë ta udhëheq Kombëtaren e Spanjës.

“Gjithmonë kam menduar se një ditë do të kthehem. Shtëpia ime më tërheq shumë, mënyra jonë e të jetuarit, e bashkimit, kultura – dhe kjo do të thotë që e kam gjithmonë në kokën time. Por unë jam i lumtur këtu, i kënaqur me mënyrën se si më trajtojnë, dhe më pëlqen shumë puna ime. Por një ditë mendoj se do të vijë, nuk do të jem larg për gjithë jetën time”, shtoi ai.

Në të kaluarën, Arteta është lidhur edhe me skuadrën e Barcelonës, por gjithmonë ka potencuar se mendjen momentalisht e ka vetëm tek Arsenali./Gazeta Express/