Arteta është i kënaqur me formën e Arsenalit, përkundër mungesës së fitoreve - Gazeta Express
string(75) "arteta-eshte-i-kenaqur-me-formen-e-arsenalit-perkunder-mungeses-se-fitoreve"

Arteta është i kënaqur me formën e Arsenalit, përkundër mungesës së fitoreve

Gazeta Express

15/02/2020 8:58

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, beson se skuadra e tij është përmirësuar më shpejt sesa që kishte pritur kur e pranoi detyrën e trajnerit të Arsenalit, edhe pse Topçinjtë nuk kanë arritur të fitojnë po aq ndeshje sa Arteta do të kishte shpresuar.

Arsenali kanë shfaqur shenja përmirësimi që kur Arteta e mori kryesimin e skuadrës si trajner në dhjetor, duke e zëvendësuar Unai Emeryn në gjysmë të sezonit, përderisa Emery e kishte nisur sezonin e tij të dytë në Emirates, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në javët që kur Arteta është bërë trajner, Arsenali është përgjigjur duke e humbur vetëm nga nëntë ndeshjet e zhvilluara, megjithatë i ka fituar vetëm tri prej tyre.

Përderisa skuadra e tij është në pozitën e dhjetë në tabelën e Premierligës, para ndeshjes kundër Neëcastle Unitedit të dielën, Arteta ka qenë i lumtur me zhvillimin e Arsenalit, pasi që thotë se ka parë progres të vërtetë që nga koha kur erdhi në Emirates.

“Progresi ka qenë më i shpejtë sesa që kisha pritur. Kam zbuluar gjëra që nuk i dija kur erdha dhe është dashur të përballem me to. Ne nuk kemi fituar shumë ndeshje, por unë e kam të qartë pse ka ndodhur kjo. Ka shumë faktorë që ndikojnë”, ka thënë Arteta.

“Ne duhet të fillojmë shpejt të fitojmë ndeshje. Dy ose tri javët e radhës do ta përcaktojnë se ku do të jemi në katër apo pesë javët e fundit në garën për t’u kualifikuar në Evropë”.

Me vetëm gjashtë fitore nga 25 xhirot e këtij sezoni të Premierligës, Arsenali radhitet në mes të tabelës me dhjetë pikë më pak sesa Chelsea që është në vend të katërt dhe tetë pikë më pak sesa Sheffield Unitedi që është në vend të pestë. /Gazeta Express/