Artefakte nga Kosova do të prezantohen në SHBA - Gazeta Express
string(46) "artefakte-nga-kosova-do-te-prezantohen-ne-shba"

Arte

Gazeta Express

27/03/2023 16:52

Artefakte nga Kosova do të prezantohen në SHBA

Arte

Gazeta Express

27/03/2023 16:52

Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e ekspozitës “First Kings Of Europe”, që organizohet nga një prej muzeve më të mëdhenj në SHBA, Field Museum of Natural History, në Chicago.

Katër artefakte nga Muzeu Kombëtar i Kosovës do të prezantohen në ekspozitën që do të hapet më 31 mars në SHBA, dhe do të vazhdoj edhe në Kanadë.

Lexo Edhe:

“First Kings of Europe” bënë bashkë punën dhe tregimet e 26 muzeve dhe 11 vendeve të Evropës Juglindore. Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave sociale dhe politike gjatë prehistorisë së vonë në Ballkan, nga komunitetet bujqësore egalitare të periudhës së Neolitit, tek elitat e konsoliduara të fundit të periudhës së Hekurit.