string(102) "artan-tafani-zberthehet-ne-gjkko-si-u-perfshiva-ne-atentate-dhe-trafik-droge-me-banden-e-laert-haxhiut"

Shqiperi

Gazeta Express

04/06/2025 13:57

Artan Tafani “zbërthehet” në GJKKO: Si u përfshiva në atentate dhe trafik droge me bandën e Laert Haxhiut

Shqiperi

Gazeta Express

04/06/2025 13:57

Banda e Laert Haxhiut ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO. Vizion Plus ka siguruar dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani.

Ai pranoi të bashkëpunojë me SPAK-un duke rrëfyer 17 episode kriminale. Për këtë dosje, SPAK-u ka marrë të pandehur 8 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit.

Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023-ës, pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit. Tafani, para GJKKO-së, i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra.

Tafani: Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë atje dhe kisha probleme. Pastaj jam kthyer në Shqipëri, ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike dhe e vuajta dënimin në burgun e Rrogozhinës dhe në atë të Kosovës në Lushnjë.

Tafani: Kam qenë dhe përdorues droge. Në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunare dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël dhe kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojra dhe lyerje. Në 2006, kur erdha nga Greqia në Lushnjë, punova me xhaxhain në punë ndërtimi dhe lyerje. Lashë edhe drogën, por më pas u ngatërova prapë dhe rashë në burg në 2015. Vodha një Western Union, aty më dergonin lek njerëzit e afërm nga Greqia. Pas disa muajsh më arrestuan dhe u dënova me 6 vite burg.

Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja. Erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Barës, dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenjur aty. Pasi dola nga burgu, e kam takuar te një karburant i Saimir Taullahut. Pas daljes nga burgu më çoi llaf Klajd Taullahu, që do të takoja Lulzimin, donte të bënim ndonjë punë me mall. Pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun. Ishte hera e parë që e takoja. Anterior kalosha e kisha në burgun e Rrogozhinës. Unë vetë kam dhe emrin tjetër, Marius.

Tafani: Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV, nëpër lajme. U nisëm për në Dajt, u ulem tek një restorant. Laerti më mori jashtë dhe tha: “Hajde, flasim pak jashtë.” Atë natë ndenjëm atje në Dajt dhe morëm një tip suitë. Unë u tremba në fakt, sepse thashë pse më morën mua këta, kur pashë Laert Haxhiun. Ai më tha: “Do bëjmë ndonjë punë, do të të ndihmoj unë me ndonjë mall,” por puna ishte transport i jashtëligjshëm. Ai, më duket, e dinte që unë isha leq me lekë. Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe me Lulzimin dhe ikëm në Lushnjë. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, dhe 500 të tjera më dhanë pas 2-3 ditësh.

Tafani: Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnjë, pasi i kishin dhënë mall njërit dhe ky nuk kishte dhënë lekët. Donin t’i bënin në formë presioni. I thashë “Dakord, çfarë të thoja?” Që nga dita e parë që i takova, kishte një lloj presioni mbi mua, se si t’ua shpjegoja… Rrugës, kur zbritëm, Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. Unë e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit. Nisëm për Lushnjë për të vendosur tritolin; kisha bërë edhe planin.

Tafani: Vendosa 100 gram tritol. M’u duk sikur kjo ishte prova që këta do të shikonin nëse do bëja punë unë apo jo. E ndeza fitilin dhe ika. E vendosa në derën e banesës që ishte në katin e parë të një pallati. Isha në këmbë, kalova nga shinat e trenit. Planin e kisha bërë me Laertin.

aaaaa