Artan Asllani jep dorëheqje nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim - Gazeta Express
string(66) "artan-asllani-jep-doreheqje-nga-partia-e-ashkalinjeve-per-integrim"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 7:32

Artan Asllani jep dorëheqje nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 7:32

Artan Asllani ka njoftuar sot dorëheqjen nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, si dhe nga të gjitha funksionet që ka mbajtur brenda saj.

Asllani tha se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por i domosdoshëm për të ruajtur integritetin politik dhe parimet që e kanë udhëhequr në angazhimin e tij publik.

Njoftimi:

I dashur komuniteti im Ashkali,

Sot kam marrë një vendim të vështirë, por të domosdoshëm: kam dhënë dorëheqje nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim PAI, si dhe nga të gjitha funksionet që kam mbajtur brenda saj.

Ky nuk ka qenë një hap i lehtë për mua, por rrethanat më kanë detyruar ta marr këtë vendim për të ruajtur integritetin tim politik dhe parimet që më kanë udhëhequr gjithmonë bashkëpunimi, transparenca dhe përfaqësimi i drejtë.

Duke qenë se jemi një komunitet i vogël dhe na lidh shumëçka mes nesh, e ndjej si detyrë që edhe në këtë moment të ruaj gjuhën e respektit dhe maturinë në komunikim. Ajo që na bashkon është shumë më e rëndësishme se çdo ndasi.

Jam thellësisht mirënjohës për gjithë mbështetjen që kam marrë nga ju gjatë këtij rrugëtimi. Angazhimi im politik nuk ndalet këtu do të vazhdojë me përkushtim edhe më të madh, gjithmonë në shërbim të komunitetit tonë dhe të qytetarëve të Kosovës.

Me respekt dhe besnikëri,

Artan Asllani